Seriali i Netflix, parashikues i Covid- 19

01:12 | 28 Mars 2020
Trina Galanxhi

Një serial i Netflix duket se e ka ”parashikuar” pandeminë e Koronavirusit në vitin 2018.

Në serinë 10 të shfaqjes televizive koreane ”My secret Terrius”, përmendet sëmundja vdekjeprurëse, Koronavirusi, që në fakt në të kaluarën është lidhur me emërtimin e disa lloj virusesh, përpara shpërthimit të Covid-19.

Në skenën e këtij episodi, doktoresha thotë: ”Koronavirusi sulmon sistemi e frymëmarrjes. Gjëja më serioze është se ky virus ka një periudhë intubimi nga 2 deri në 14 ditë. Virusi është manipuluar që të sulmojë mushkritë, vetëm 5 minuta pasi je ekspozuar ndaj tij.” Kur pyetet nëse ka ndonjë kurë thotë: ”Nuk ka vaksinë për momentin.”

Ndryshe nga virusi që po përballemi tani, i cili sipas studiuesëve ka orgjinë krejtësisht natyrore dhe nuk është prodhuar në laborator, Koronavirusi i serialit, i cili krahasohet me SARS-in, është manipuluar që të bëhet më ngjitës dhe më i rrezikshëm. Në një skenë tjetër të shfaqjes televizive, fëmijëve i kërkohet që të lajnë duart shumë shpesh, që të ndalojnë përhapjen e virusit./lapsi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme