Vokalisti i grupit “Rammstein”, Till Lindemann rezultoi negativ me koronavirus.
Fronti i bendit të suksesshëm gjermane të rokut “Rammstein”, Till Lindemann, ishte dërguar në një njësi të kujdesit intensiv në një spital të Berlinit, shkruan Deutsche Welle, transmeton lajmi.net.
Sipas raporteve në të përditshmen gjermane “Bild”, Lindemann aktualisht nuk është në gjendje kritike, pavarësisht se është pranuar në një spital të Berlinit.
Tabloidi shkruajti se këngëtari Rammstein ishte rikthyer në Berlin javën e kaluar pas një koncerti në Moskë, ku raportohet se vuante nga një infeksion i mushkërive si dhe nga ethet, duke bërë që ai të qëndrojë në kujdes intensiv.
Gazeta pohoi se Lindemann kishte kontraktuar koronavirusin pas rezultateve pozitive të testimit; megjithatë, Bild më vonë shtoi se testet pasuese u kthyen negative.
Ndërsa mbetet akoma në kujdes intensiv, shëndeti i përgjithshëm i këngëtarit 57-vjeçar thuhet se po përmirësohet.
Lindemann njihet si vokalist i grupit “Rammstein”. I lindur në Leipzig më 1963, ai punoi si baterist në grupe të ndryshme gjatë viteve 1980, para se të fillojë karrierë në grupin “Rammstein” më 1994.
Grupi u bë shpejt një nga bendet më të suksesshme gjermane në histori, duke shitur më shumë se 20 milionë albume.
Rammstein është i njohur në të gjithë botën për tekstet, muzikën dhe koncertet e tyre provokuese.
Kohët e fundit, Lindemann ndoqi karrierën e tij si solo-artist, duke performuar në Rusi pa grupin e tij legjendar.
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania