Google ADS

Haradinaj: Unë e mbajta bajrakun, Kurti bëri pazare me të

00:26 | 28 Mars 2020
Trina Galanxhi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeminsitrin në detyrë për mashtrim në çështjen e taksës, duke thënë se ai ka hequr barrierat tarifore ndaj Serbisë, që nënkupton edhe mosaplikimin e parimit të reciprocitetit.

“Ka thënë se do t’i vendosi reciprocitet Serbisë. Tash e ka ndryshu, po thotë me i heqë barrierat. Zoti Kurti është një mashtrues i madh. Në Parlament ka përdorur një politikë elokuente, por mashtruese”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj po ashtu i është përgjigjur akuzave të Kurtit në seancën e shkarkimit të Qeverisë, kur tha se AAK e mban bajrakun deri sa të vij në pushtet. Haradinaj ka thënë se ai e ka mbajtur bajrakun e taksës deri në fund, dhe ka dhënë dorëheqje, por ai ka thënë se me këtë bajrak Kurti ka bërë pazare.

“Unë e kam mbajt bajrakun, e kam lanë aty dhe kam dhënë dorëheqje. Zoti Kurti ka bë pazar me atë bajrak. E ka heqë taksën dhe i ka acaru marrëdhëniet me SHBA-në. Bajrakun e taksës e kam lënë pa prekë. Zoti Kurti erdh e theu përgjysmë. Kurti e turpëroi atë bajrak që ia lamë”, ka thënë ai.

Haradinaj po ashtu ka hedhur dyshime mbi burimet e financimit të Kurtit. Ai ka folur për shefin e kabinetit të tij, Luan Dalipi, i cili ka thënë se ka tri shtëpia në Lagjen Marigona. Sipas Haradinajt, dy mund të jenë të Kurtit.

“Pse është mashtrues Albini? Në një kohënaj kan atribu kazinotë? Kush i heqi kazinotë sot? Qeveria Haradinaj i ka heqë. Zotnia që e ka zgjedhe Albini për shef të kabinetit, Luan Dalipi, jeton në të njëjtën lagje me mu. I ka tri shpija në lagjen Marigona.

Dy prej tyre flitet se janë të Albinit. Luan Dalipi është i gjykum për korrupsion. Ka pasur aktgjykim ai. Ka kalu nëpër proces gjyësor për korrupsion, për asgjë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme