Google ADS

Lekaj: Albin Kurti beson në totalitarizëm

00:16 | 28 Mars 2020
Trina Galanxhi

Pal Lekaj ka thënë se Albin Kurti beson në totalitarizëm.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se Kryeministri në shkuarje Albin Kurti nuk beson vlerat demokratike të SHBA-së, pasi sipas tij, kreu i VV-së beson në totalitarizëm.

Në një reagim të tij, Lekaj Kurtin e quan ‘mashtrues konspiracionist’, dhe thotë se assesi nuk bën që t’i lihen në dorë raportet me SHBA-të, që për deputetin e AAK-së janë të shenjta.

Ky është reagimi i tij në facebook:

Të nderuar qytetarë,

mbrëmë dhe sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës na konfirmuan për të disatën herë se qëndrojnë në përkrahje të plotë pranë popullit të Kosovës dhe sovranitetit të republikës tonë.

Por, ka një njeri që nuk u beson atyre. Ky është ish kryeministri Kurti, sepse ai nuk beson në vlerat demokratike amerikane. Nuk beson në ekonominë e lirë të tregut.

Nuk beson në liritë dhe të drejtat e njeriut. Këto tri elemente janë shtyllat e ShBA-ve. Pikërisht në këto tre shtylla ai ka pikëpamje të ndryshme.

Ai beson në totalitarizëm, në barazinë e klasave dhe në cungimin e të drejtave themelore. Ai ishte as më shumë e as më pak se një diktator në tentativë, andaj dhe u detyruam që ta heqim.

Sot gjatë ditës kam pyetur veten disa herë çfarë do të ndodhte me Kosovën sikur në procesin e Rambujesë, me Kosovën të udhëheqte zoti Kurti. Me siguri nuk do ta kishim ende lirinë.

Çfarë do të ndodhte me Kosovën sikur në procesin e Dialogut të Vienës edhe aty të ishte zoti Kurti, ai nuk do e pranonte planin e Ahtisarit. Nuk do të kishim as pavarësinë.

As në vitin 1999 as në vitin 2008 e as në vitin 2020 zotit Kurti nuk do ia lemë në dorë raportet e shenjëta Kosovë – Amerikë sepse këto raporte nuk mund t’i udhëheqë një mashtrues konspiracionist i konfirmuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme