Nga Qeveria në detyrë e Kosovës kanë thënë se ende nuk është miratuar propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të kufizimit të lëvizjes.
Përparim Kryeziu, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ia ka propozuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti këtë masë, pra që kufizimi të jetë nga ora 17:00 deri 06:00, porse së shpejti pritet të merret vendim.
“Momentalisht, nuk është vendim ende. Ministri Vitia vetëm i ka propozuar Qeverisë, me ç’rast Qeveria do ta votojë atë propozim në mbledhjen e saj. Posa të merret vendimi, do të publikohet. Shumë shpejt do të njoftoheni”, tha Kryeziu.
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...