Britani e Madhe, rritet në 759 numri i të vdekurve nga COVID-19

23:48 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Në Britaninë e Madhe raportohen 181 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa numri i përgjithshëm arrin në 759, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Britanik i Shëndetit Publik njoftoi se numri i të vdekurve nga COVID-19 është rritur në 759.

Sipas institutit numri i rasteve është rritur për 2.921 dhe ka arritur gjithsej në 14.579, ndërsa janë testuar 113.777.

Brenda ditës kryeministri britanik Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë Matt Hancock kishin njoftuar se janë pozitiv ndaj COVID-19.

Gjithashtu edhe princi Charles ditë më parë kishte njoftuar se ka rezultuar pozitiv ndaj virusit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme