Google ADS

Reuters: Ndihmat e Rusisë për Italinë e zbulojnë dështimin e Bashkimit Europian

23:47 | 27 Mars 2020
Trina Galanxhi

Media ndërkombëtare “Reuters” përmes një artikulli ka theksuar se planet e ndihmës ushtarake të Rusisë për Italinë, në luftën kundër koronavirusit kanë ekspozuar dështimin e Bashkimit Europian për të ofruar ndihmën e shpejtë për një anëtar në krizë dhe i kanë dhënë publicitet Vladimir Putinit jashtë vendit.

Italia i është mirënjohëse Rusisë për njësitë e dekontaminimit rus dhe stafin mjekësor të ushtrisë të dërguar gjatë katër ditëve të kaluara, duke e kundërshtuar me një përgjigje të pjesërishme nga shtetet e BE-së, transmeton portal arbresh.info

Por diplomatët dhe zyrtarët e lartë të BE dhe NATO e shohin ndihmën më pak si zemërgjerësi dhe më shumë si një veprim gjeopolitik që pohon fuqinë ruse dhe shtrin ndikimin.

“Italianët bënë një kërkesë të përgjithshme për ndihmë dhe rusët po dërgojnë mjekë ushtarakë dhe pajisje ushtarake me aeroplanët ushtarakë,” tha një diplomat i lartë i BE.

“Ky është një sinjal”.

Trump aktivizon një milion ushtarë për të luftuar koronavirusin

Importet ruse të gazit ndihmojnë në karburantet e termocentraleve të Italisë dhe Roma ka kërkuar prej kohësh një lehtësim të sanksioneve të BE-së që janë vendosur karshi Moskës për për aneksimin e Rusisë së Krimesë në vitin 2014, transmeton portali arbresh.info

Roma mohon se ndihmat sinjalizojnë bashkimin e interesave gjeopolitike.

“Nuk ka skenarë të rinj gjeopolitikë për të gjurmuar, ka një vend që ka nevojë për ndihmë dhe vende të tjera që po na ndihmojnë,” u citua Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio të thoshte për gazetën “Corriere della Sera”.

“Nuk është çështje e Luftës së Ftohtë, është çështje e realitetit, ose realitet politik, ju quajeni si të doni”, shtoi ai.

Rusia ka bërë 15 fluturime drejt Italisë duke përdorur aeroplanët e transportit ushtarak me një njësi dezifenktimi. Tetë brigada me personel mjeksor janë dërguar drejt Italisë, ku 100 prej tyre përfshijnë disa nga trupat e saj më të përparuar të mbrojtjes bërthamore, biologjike dhe kimike.

Në të kundërt, fluturimet ajrore të NATO-s për furnizime urgjente mjekësore për aleatët evropianë nuk e kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Bashkimi Europian është përballur me vonesa në marrjen e maskave dhe mjeteve tjera, përderisa vendet e BE-së kanë mbyllur kufinjtë për njëra-tjetrën.

BE dhe NATO kanë akuzuar prej kohësh Kremlin për përdorimin e një përzierje të fuqisë së butë, veprimeve të fshehta dhe hakerave kompjuterikë për t’u përpjekur të destabilizojnë Perëndimin duke shfrytëzuar ndarjet në shoqëri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme