Shumë njerëz pinë kafe çdo ditë, e cila pavarësisht se është provuar që nuk ka ndonjë efekt në kreativitet, rrit përqëndrimin. Limoni nga ana tjetër, është një agrum i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë dhe kjo është arsyeja pse është përdorur gjerësisht prej shekujsh. Po sikur t’i bëjmë bashkë?
Disa janë të mendimit se është një kombinim i pazakontë, ndërkohë që të tjerë besojnë te përfitimet shëndetësore, që mesa duket arrijnë të tejkalojnë edhe shijen e çuditshme.
Po shkenca çfarë thotë?
Pretendimi i parë: Ndihmon në shkrirjen e dhjamit.
Shkenca: As limoni dhe as kafeja nuk e shkrijnë dhjamin. E vetmja mënyrë që mund të djegë yndyrën e padëshiruar është duke konsumuar më pak kalori dhe duke djegur më shumë prej tyre. Pra, ky pretendim nuk është i vërtetë. Ka studime që thonë se kafeina mund të stimulojë indin dhjamor, por kjo lidhet me kafeinën në kafe, jo me përzierjen e saj me limonin.
Pretendimi i dytë: Lehtëson dhimbjen e kokës
Shkenca: Një hipotezë thotë se kafeina në kafe ka një efekt që shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në kokë, gjë që lehtëson dhimbjet. Hulutimet sugjerojnë që kafeina mund të përforcojë efektet e ilaçeve për dhimbjet e kokës dhe migrenës. Hipoteza të tjera thonë se kafeina mund të veprojë mirë duke u shoqëruar me çokollatë ose agrume. Megjithatë pirja e kafesë me limon mund të lehtësojë ose përkeqësojë dhimbjen e kokës. Me gjasë, kjo varet nga sasia e kafeinës, jo përzierja kafe-limon.
Pretendimi i tretë: Përmirëson lëkurën
Shkenca: Hulumtimet thonë se përmbajtja e antioksidantëve në kafe dhe limon mund të kenë përfitime në lëkurë, kështu që ka një copëz të vërtetë ky pretendim. Megjithatë sërish mund t’i keni përfitimet e kafesë dhe limonit duke i konsumuar veçmas.
Përmbledhje: Nëse dëshironi përfitimet e kafesë dhe limonit, mund t’i merrni pa qenë nevoja t’i bashkoni. Megjithatë nëse ju tërheq shija, nuk ka asnjë problem.
– Artikulli është përshtatur nga Healthline, një websdite amerikan për shëndetin, i konsideruar si një nga website-t më të besuar në botë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...