Gratë përkohësisht do të jenë në gjendje të marrin pilulat për abort të hershëm mjekësor në shtëpitë e tyre pa qenë e nevojshme të shkojnë në spital ose klinikë.
Masa ishte në përgjigje të një numri të organizatave që i shkruajtën sekretarit të shëndetësisë duke e kërkuar atë të ndryshonte ligjin gjatë shpërthimit të vazhdueshëm të koronavirusit për të ndaluar udhëtimin jo thelbësor të grave për të kaluar një abort, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.
Masat e reja e bëjnë shtëpinë, qoftë atë të pacientit apo mjekut, një vend të përshtatshëm për të marrë të dy pilulat e abortit, konfirmoi Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social.
Kjo është për të ndërprerë shtatëzënitë deri në nëntë javë dhe nuk do të kërkojë që gratë ose vajzat të shkojnë së pari në një spital ose klinikë.
Para njoftimit, abortet në Angli mund të kryheshin vetëm në një spital, nga një ofrues i specializuar ose një klinikë e licencuar dhe duhej të aprovohej nga dy mjekë për të vërtetuar se aborti që po kryhej nuk i shkelte kushtet e Ligjit të Abortit 1967.
Grainne Teggart, Menaxheri i Fushatës në Irlandën Veriore të Amnesty International në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Ky është një hap i mirëpritur dhe i domosdoshëm për të siguruar që njerëzit mund të vetë-menaxhojnë abortet në shtëpi, veçanërisht gjatë pandemisë aktuale globale të shëndetit”.
Lejimi i të dy pilulave që duhen marrë në shtëpi i jep grave dinjitetin dhe hapësirën për të përfunduar me siguri shtatzëninë dhe duhet të bëhet një opsion i përhershëm i kujdesit shëndetësor.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...