Lideri i LDK-së, Isa Mustafa duke komentuar deklaratën e Administratës Amerikane, ka thënë se ajo ka sqaruar çasjen ndaj dialogut.
Derisa ai thotë se ka qenë e ulët të krijohet dyshim se administrata e Trump-it po përkrah ndryshim kufijsh.
“Edhe kur ka qenë dy herë Grenell edhe në takimet e tjera është deklaruar që SHBA nuk diktojnë asnjë politikë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe ata s’kanë në tavolinë ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.
Kryeministri dhe të tjerët që kanë shpërndarë konfuzion të kërkojnë falje në radhë të parë ndaj SHBA-së, sepse LDK-së nuk i kërkojnë asnjëherë, ngase ata po angazhojnë një ushtri që ta sulmojnë LDK-në me fjalët më të ulëta dhe më të ndotura, e mua personalisht.
Por, unë s’lodhem sepse e kam të qartë se ardhmëria e Kosovës s’mund të bëhet pa SHBA-të”, ka thënë Mustafa.
Ai tutje ka shtuar se LDK është deklaruar se nuk e përkrah asnjë marrëveshje që pretendojnë disa se ekziston, por që përkrahin dialogun që do të çonte në një njohje reciproke.
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë