Google ADS

Hoti: Mesazhet e Grenell rrëzuan konspiracionet e marra!

22:02 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar pas intervistës së të dërguarit special të Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Hoti tha se mesazhet kryesore të Grenellit i kanë rrëzuar konspiracionet e marra që kanë qarkulluar tash e sa kohë.

Ai thotë se qeverinë e re e presin vendime të shpejta, të qarta, që ri-vendosin partneritetin tonë me SHBA-të dhe BE-në.

Mesazhet kryesore nga Emisari Special për Kosove qe i rrezojnë konspiracionet e marra qe kane qarkulluar tash e sa kohe:
》Jo shkëmbim të territoreve.
》 Heqje e menjëhershme e taksës.
》 Projekte ekonomike qe sigurojnë prosperitet për gjithë rajonin.
》 BE dhe SHBA janë bashkë në këtë qasje.

Si LDK u vonuam ne veprime ndaj kësaj Qeverie para se te bllokoheshin fondet e MCC-se dhe te acaroheshin raportet e Qeverisë së Kosovës me SHBA.

Qeverinë e re e presin vendime te shpejta, te qarta, qe ri-vendosin partneritetin tone me SHBA dhe BE.

 

Të ngjashme