Kurti: Asnjëherë nuk i kam thënë Grenell se do ta heqim tarifën pa reciprocitet

21:56 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se në dy herët kur është takuar me ambasadorin Richard Grenell nuk i ka thënë se do ta heqë taksën pa reciprocitet.

“Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet”, shkruan ai, transmeton portali arbresh.info.

Ndërkohë Grenell në një televizion në Kosovë deklaroi se Kurti e kishte shikuar në sy dhe i kishte thënë se do ta largojnë taksën.

“Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën” ka thënë  Grenell. Sipas tij, është qëndrim i Shtetet e Bashkuara se “taksa prej 100 për qind që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke i dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti”.

Ky është reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial./http://www.arbresh.info/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme