Oda e Afarizmit të Kosovës përshëndet masat e propozuara nga Ministria e Financave dhe Transfereve.
OAK konsideron që shuma e përkrahjes për punëtorët duhët të jetë 220 euro dhe jo 170 euro siç është propozuar sot nga Ministri Bislimi. E kjo për faktin se ka disa vite që paga minimale ka mbetur e njejtë dhe nuk ka ndryshuar, thuhet në kërkesën që Oda e Aafrizmit të Kosovës i ka dërguar Qeverisë së Kosovës.
OAK kërkon nga Qeveria që të kërkon nga bizneset që mos largojnë asnjë punëtorë nga puna si rezultat i vështirësive që po hasin për shkak të ballafaqimit me pandeminë e virusit corona dhe që Qeveria t’i mbështesë me pagën e njejtë prej 220 euro (pika 8).
Kjo për faktin që të gjithë të punësuarit në sektorin privat janë për arsye të nevojave të kompanive dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Largimi mund të ndodhë për arsye të situatës së krijuar.
Gjithashtu OAK kërkon që në pikën 6 të përfitimit të skemave Qeveritare, të shtohet edhe sektori i mediave. Arsyetimi qëndron në faktin se punëtorët në media (gazetar, kameramanë, redaktorë, montazherë, shoferë dhe të tjerë) gjatë gjithë kësaj kohe janë duke informuar në vazhdimësi pubikun e gjerë dhe janë duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për informim sa më të shpejtë dhe drejtë të qytetarëve.
OAK ka parasysh vështirësinë financiare dhe limitet buxhetore që mund të ketë Qeveria, andaj kërkon që një pjesë e të hyrave për të mbështetur bizneset dhe të punësuarit në sektorin privat të sigurohet edhe nga:
Gjithashtu OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që me urgjencë të paraqes në Kuvend propozimet për rialokimin e disa mjeteve të destinuara për qëllime të caktuara e që si pasojë e gjendjes së krijuar është e pamundur të realizohen.
Në këtë mënyrë të gjithë qytetarët e Kosovës të të gjitha fushave do të sigurojnë një mbështetje shumë më të madhe dhe me përmirsimin e gjendjes, mundësia e riaktivizimit të bizneseve do të jetë shumë më e madhe.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?