Google ADS

Musliu-Shoshi i kërkon Qeverisë dhe BQK-së që të respektojnë vendimin, pati shumë ankesa nga qytetarët

20:39 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi ka shprehur shqetësimin e saj se si disa banka janë duke janë duke aplikuar interesa ndëshkuese dhe masa të tjera në kundërshtim me vendimin e BQK-së.

Musliu- Shoshi ka thënë se ka pranuar shumë ankesa nga shumë qytetarë dhe biznese, të cilët kanë kërkuar nga bankat shtyerjen e pagesës së kësteve të kredisë për arsye të ngarkesave të tyre si rezultat i pandemisë COVID-19.

Ajo ka kërkuar nga BQK dhe Qeveria në detyrë, që t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi kësaj çështje.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Jam duke marrë ankesa nga shumë qytetarë dhe biznese të cilët kanë kërkuar nga bankat shtyerjen e pagesës së kësteve të kredisë për arsye të ngarkesave të tyre si rezultat i pandemisë COVID-19, sipas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Shoqatës së Bankave.

Disa banka janë duke aplikuar interesa ndëshkuese dhe masa të tjera në kundërshtim me vendimin e BQK-së dhe njoftimet nga Ministria e Financave.

I kërkoj Bankës Qendrore të Kosovës dhe Qeverisë në detyrë, që t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që bankat të respektojnë vendimin e juaj, të mos aplikojnë interesa ndëshkuese për këtë periudhë, të mos aplikojnë masa të përkeqësimit të klafisikimit kreditor, e po ashtu të mos ketë provizione shtesë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme