Vokalisti i Rammstein me koronavirus, dërgohet në spital

20:17 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Till Lindemann, vokalisti kryesor në bandën gjermane të metalit të rëndë Rammstein, është në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Berlin pasi u diagnostikua me koronavirusin, raportoi gazeta gjermane Bild.

Lindemann kreu dy koncerte të shitura në Moskë dy javë më parë dhe u kthye në Berlin me një ethe jashtëzakonisht të lartë, raportoi gazeta, transmeton portali arbresh.info.

Ai u diagnostikua me pneumoni dhe menjëherë u pranua në kujdes intensiv dhe u vendos nën karantinë.

Ai më vonë testoi pozitiv për COVID-19. Megjithëse gjendja e tij u rendit si kritike për një kohë, Bild raportoi të ppremten se jeta e tij nuk ishte më në rrezik.

Gjermania ka raportuar 47.373 raste të koronavirusit dhe 285 vdekjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme