Përkundër thirrjeve të vazhdueshme nga ana e disa kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të organizata joqeveritare, qeveria në detyrë nuk e ka ndërmend ta ndryshojë orarin e orës policore.
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë se ende nuk ka asnjë vendim, teksa shton se nëse ndryshon ky orar, atëherë qytetarët do të njoftohen me kohë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve te Brendshme dhe Administratës Publike zhvillojnë diskutime në baza ditore me institucionet përgjegjëse për zbatimin dhe monitorimin e vendimeve të Qeverisë me qëllim të matjes së efikasitetit të masave të vendosura për parandalimin e pandemisë COVID-19. Për çdo vendim eventual që ndryshon masat e deritanishme, qytetarët e Republikës së Kosovës do të njoftohen me kohë”, tha Kryeziu.
Në anën tjetër media raportoi se një propozim që është dërguar në qeveri, parasheh që orari i orës policore të jetë nga ora 06:00 e mëngjesit e deri në orën 17:00 të pasdites.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi