Nëse mendoni se kilet e tepërta janë problemi më i madh i femrave, gaboni. Të kesh yndyrë të akumuluar vetëm në një pjesë të trupit, ky është problem.
Mund të keni kofshë elegante, por barku ua prish, apo e kundërta, bukuria e një beli të hollë e të sheshtë duket se ventiet para këmbëve të shëndosha e me celulit.
Nëse kilogramët e tepërt nuk janë të shpërndarë njëtrajtësisht në trupin tuaj, duhet të tregoni kujdesin e duhur që të eleminoni vetëm yndyrën e tepërt.
Nëse akumuloni masë dhjamore vetëm rreth zonës së vitheve dhe kofshëve, ja ushqimet që duhet të keni parasysh për të rënë në peshë:
Hirrë: Ka veti probiotike dhe ndihmon në rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrë. Bakteret e mira në zorrë ndihmojnë në tretjen e shpejtë të ushqimit dhe ndihmojnë trupin në absorbimin e vitaminave dhe lëndëve të tjera ushqyese në mënyrë efikase. Hirra ju pastron trupin dhe rrit metabolizmin gjithashtu.
Çaji jeshil: Është i pasur me antikosidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të bini në peshë. Çaji jeshil ju ndihmon në luftën kundër celulitit gjithashtu.
Lëng rrushi: Është i pasur me antioksidantë të cilët mund të konvertojnë qëlizat yndyrore në muskul. Ai rregullon nivelet e insulinës dhe përshpejton metabolizmin. Duhet të pini lëng rrushi të freskët pa ëmbëlsues.
Qumështi: Pini një gotë qumësht të ngrohtë çdo mëngjes apo darkë. Proteinat e qumështit ndihmojnë në rritjen e masës muskulare. Zgjidhni qumësht të skremuar me pak yndyrë.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës