Morina – Bislimit: 2 mijë familje të punëtorëve të menaxhimit të mbeturinave do të mbesin pa të ardhura

18:06 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Drejtori i kompanisë së mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina, ka kërkuar nga ministri i Financave, Besnik Bislimi që t’i kenë parasysh edhe punëtorët që merren me menaxhimin e mbeturinave.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bislimi, ka thënë se ministria e Financave po përkujdesen shum mirë për punëtorët e sektorit privat, policët, mjekët e zjarrfikësit, por duhet të mendojnë edhe për puntorët e menaxhimit të mbeturinave.

“Mirepo, z. minister, janë edhe një kategori e punëtorëve që dalin çdo ditë në punë operative në terren, ata janë punëtorët që merren me menaxhimin e mbeturinave. Nuk janë pak, janë mbi 2 mijë në gjithë Kosovën dhe mbi të gjitha janë punëtorë të sektorit publik, por që ndërmarrjet publike vetfinancohen”, ka shkruar Morina.

Sipas tij, kompanitë publike janë dëmtuar shumë nga një deklarim i ish-zv/kryeministrit, Avdullah Hoti, i cili kishte propozuar shtyerjen e pagesës nga qytetarët deri në fund të muajit prill.

“Mbi të gjithë, z. minister, kompanitë publike që merren me menaxhimin e mbeturinave janë dëmtuar tepër shumë nga një deklarim i ish zv.Kryeministrit Hoti, i cili kishte propozuar publikisht shtyerjen e pagesës nga ana e qytetarëve deri në fund te prillit. Andaj, është obligim i juaj që të kujdeseni edhe për këtë sektor, sepse në rast të mos-subvencionimit të pagave, atëherë rrezikohen 2 mijë familje të mbesin pa të ardhura. Këto nuk janë thjesht si familjet tjera, sepse anëtaret e tyre dalin cdo ditë në terren dhe rrezikohen nga infektimi me koronavirusin COVID-19 e për pasojë rrezikohen edhe gjitha familjet”, ka shkruar Morina.

Morina ka thënë se prej dy javësh askush nuk po i paguan faturat si pasojë e deklarimit të ish-zv/kryeministrit Hoti.

“Siç t’u kemi drejtuar me kërkesë me 22 Mars përmes PAMKOS-it, po të drejtohem prapë për mbështetje financiare, sepse prej dy javësh askush nuk po i paguan faturat si pasojë e një deklarimi të ish zëvendeskryeministrit”, ka shkruar Morina.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme