Interi mund të dërgojë Radja Nainggolan në Cagliari përgjithmonë, në vend që të paguajë këstin e dytë për Nicolo Barellan.
Inter nënshkroi Barellan nga Cagliari verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë deri në 41 milionë euro, ndërsa Nainggolan shkoi në Sardenja si huazim.
Sipas Calciomercato.com, Nerazzurrët kanë paguar 12 milionë euro deri më tani dhe kanë borxh dikur rreth 20 deri në 25 milionë euro te Cagliari që duhet të paguhen në muajt e ardhshëm.
Sidoqoftë, sipas këtij mediumi pagesa mund të zëvendësohet me transferimin e Nainggolan, duke u bërë ky i fundit një lojtar i Cagliarit.
31-vjeçari duket se nuk ka të ardhme te Interi, ndërsa klubi me seli në Milano do të kërkonte rreth 19 milionë euro për kartonin e tij këtë verë.
Nainggolan në anën tjetër do të duhet të pranojë një ulje page që e ka aktualisht prej 4.5 milionë euro.
Belgu ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 24 ndeshje për Cagliari, përpara se kampionatit të ndërpritet për shkak të pandemisë COVID-19.
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...