Era Istrefi publikon këngën e re “No Maybes”

15:25 | 27 Mars 2020
A. B.

Ylli i njohur, Era istrefi ka publikuar bashkëpunimin më të ri muzikor.

“No Maybes” titullohet kënga e re e DJ Ilkay Sencan, ku mysafirë janë këngëtarja shqiptare dhe këngëtari i njohur iranian-suedez, Arash, shkruan portali arbresh.info

Kënga është ritmike e zhanrit POP, dhe është realizuar nga vet producenti dhe DJ, Ilkay Sencan.

Këngëtarja kohëve të fundit ka qenë cak i rrjeteve sociale, ku vetëm para pak ditëve sqaroi mungesën e saj në muzikë e po ashtu edhe në rrjete sociale.

Biondja ndër tjerash tregoi se së shpejti pritet të publikojë albumin e ri, por që tanimë coronavirusi ka bërë më të vështirë lansimin e tij./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme