Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava ka thënë se Coronavirusi ka krijuar një situatë jo normale në gjithë botën.
Ai theksoi se në këtë kohë qytetarët duhet të kenë disiplinë dhe zbatim të udhëzimeve e vendimeve të institucioneve profesionale.
Tërnava në mesazhin e xhumasë thotë se pandemia i ka privuar të gjithë nga rrjedha normale e jetesës dhe si masë parandaluese në shumë sektorë është ndërprerë puna e aktiviteti.
“Punohet vetëm në institucionet vitale, nga popullata presim një disiplinë dhe zbatim të udhëzimeve e vendimeve të institucioneve profesionale të vendit e para së gjithash Institutit kombëtarë të shëndetit publik dhe vendimeve të qeverisë së vendit. Zbatimi i udhëzimeve e vendimeve të tyre në këtë situatë, është obligim njerëzor, human, moral e edhe obligim fetar”.
“Sepse ruajmë shëndetin tonë, ruajmë fëmijët tanë, familjet tona dhe ruajmë komunitetin ku jetojmë e veprojmë. Ruajtjen e shëndetit e kemi farz nga i madhi Zot, kujdesin për shëndetin e fëmijëve e kemi farz nga i madhi Zot, kujdesin ndaj familjes e kemi po ashtu farz nga i madhi Zot”, tha ai.
Sipas tij, ajo çfarë kërkohet nga qytetarët është të rrinë në shtëpi, që të ruajmë vetën, fëmijët, familjen e komunitetin.
“Sikurse që kërkohet nga ne të shtojmë edhe më kujdesim për pastërtinë e higjienën tonë, me fe e kemi farz që të jemi vet të pastër, të kemi ambient të pastër e rrethin ku jetojmë ta pastrojmë. S’ka dyshim se në këtë kohë kërkohet nga ne të kemi sabër e durim të shtuar, edhe durimin këtë e kemi parim nga mësimet e fesë sonë fisnike dhe se vërtetë Zoti i do ata që bëjnë durim”, shprehet Tërnava.
“Sot para jush, e bashkë me ju edhe njëherë duhet të shpreh admirimin tim për punën që po bëjnë mjekët, infermierët e të gjithë specialistët e fushës në luftë me virusin. Lus Zotin që t’i ndihmojë ata në misionin e tyre fisnik”.
Tërnava ka dhënë edhe një udhëzim lidhur me vizitat që bëhen në rastet e epidemive.
“Shikoni se çfarë na ka mësuar e porositur Muhamedi a.s me rastin e epidemive, porosia e të cilit edhe sot e kësaj dite e deri në kiamet ruan aktualitetin ‘Nëse dëgjoni se diku ka rënë një epidemi, mos shkoni në atë vend! Nëse godet epidemia një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni që andej për t’i shpëtuar!”.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...