Kështu i kalon ditët e karantinimit familja Obama. Gjatë një lidhjeje telefonike me Ellen DeGeneres, Michelle Obama tregoi rutinën e ditëve të izolimit.
“Po përpiqemi të strukturojmë ditët. Jemi mbledhur të gjithë, vajzat janë kthyer që nga dita kur u vendos që mësimet do të merren online dhe secila qëndron në dhomën e saj për të studiuar. Mendoj se Barack është…Nuk e di ku është, por pak më parë po bënte një telefonatë pune. Përpiqemi ta mbajmë rutinën e punës, por sigurisht ka shumë Netflix gjatë ditës!”- tregon ish-Zonja e Parë.
Përpos rutinës së karantinës, Michelle nuk harroi t’i jepte një këshillë pjesës tjetër të botës që po kalojnë përmes një situate të ngjashme.
“Shihni anën pozitive. Kjo na detyroi të ulemi me njëri-tjetrin, të bëjmë biseda të gjata e të vërteta, apo të bëjmë pyetje. Kjo do të na ndihmonte të mbanim veten të zënë pa qenë nevoja të qëndrojmë në kompjuter apo TV. Eshtë një ushtrim i mirë që na kujton se shpesh nuk na duhen gjithë gjërat që kemi”.- përfundoi ajo.
My friend @MichelleObama makes the world a better place. pic.twitter.com/0Bq82SRqUH
— Ellen DeGeneres (@TheEllenShow) March 23, 2020
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç