Disa insitucione të Kosovës ende në faqët e tyre zyrtare kanë prefiksin e vjetër telefonik +381 i cili është ndërruar para dy vitëve.
Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të përditësojnë hryjen për shkak se sic thonë ata përmes një komunikate për media, kanë pamundësuar komunikimin nga jasht vendit përmes telefonave publik.
Komunikata e plotë:
IKSN, në këtë kohë emergjente e cila është shpallur për shkak të pandëmisë nga një virus i quajtur Covid 19, aktivitetet e saja po i zhvillon në distancë, kështu duke shfrytzuar komunikimet përmes internetit.
Ne si IKSN kemi vërejtur se disa institucione të shtetit të Kosovës e kanë pamundësuar komunikimin nga jasht vendit përmes telefonave publik, ngase në faqet elektronike akoma të dhënat e tyre i kanë me prefix +381 i cili është ndërruar para dy vitëve.
Nga institucionet të cilat akoma nuk e kanë ndryshuar numrin e prefix janë Prokuroria e Shtetit, Gjykatat si dhe Instituti kombëtar i shëndetit publik të republikës së Kosovës etj.
Mos pëditësimi i të dhënave në faqet elektronike zyrtare të këtyre institucioneve shumë të rëndësisheme, jo vetëm që pamundësojnë komunikimin e qytetarëve dhe institucioneve jasht vendit, por dëmtojnë shumë imazhin e Republikës së Kosovës si dhe kredibilitetin e vetë institucionëve në fjalë.
IKSN u bënë thirrje të gjitha institucioneve të cilat akoma nuk i kanë përditësuar këto të dhëna, sa më parë të i përditësojnë ata të dhëna zyrtare.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...