Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rregullat e rekomanduara në këtë periudhë të ballafaqimit me koronavirusin.
Ata thanë se me këtë iu ndihmojnë edhe mjekëve.
“Duke mos dashur që të hapim panik po të rrisim vigjilencën e cila nga disa nuk po kuptohet se në çfarë situate gjendemi bazuar dhe në statistikat jo të mira të shteteve Evropiane ku numri i të prekurve me COVID-19 është duke u rritur tani më edhe tek punëtorët shëndetësorë FSSHK apelon”, thuhet në apel.
1.Qytetarë respektoni, respektoni, vetëm rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës të cilët janë duke bërë punë heroike së bashku me të tjerët që ta kenë situatën në kontrroll, në të kundërtën mund të vijmë në një situatë të palakmueshme për të cilën do të jetë vonë;
2. Qeveri, urgjent t’i rrisni masat mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë dhe po ashtu të gjeni një strategji tjetër për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, sepse siq po duket po jep efekt të kundërt.
Pra, edhe njëherë dëgjoni këtë apel me vëmendje dhe përmbajuni rekomandimeve të IKSHPK-së siç ka thënë Prof. Dr. Naser Ramadani citim”frigoheni kur të fillojnë të sëmuren punëtorër shëndetësor nga COVID-19’’.
UEFA pranon gabimin e gjyqtarëve në ndeshjen çerekfinale të ...
KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës rrisin patrullimet në ve...
Haradinaj dekoron Medën me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe ...
Trajnimi nga ICITAP, Hoxha: AMP-së, mbështetje për të forcua...
Po bënin gara me vetura, gjobitën dy shoferë në Vushtrri – u...
Claudio Bravo edhe pse i pensionuar i gatshëm të rikthehet t...