Në vendin Sorens, kantoni Friburg në Zvicër janë vrarë N.K. (47) dhe djali i tij D.K. (23) nga fshati Mokrievo, Strumicë. Trupat e tyre dje janë gjetur në një fermë për kuaj, publikuan mediumet zvicerane, përcjell “Alsat”.
Sipas internet portalit zviceran “20 minuta”, “babai dhe djali i tij, të moshës 47 dhe 23 vjeçarë, me vendbanim në kantonin Vaud, janë gjetur të vdekur në rajonin Sorens. Ata me siguri janë vrarë me armë zjarri, vlerëson policia në kantonin Friburg”, shkruan ky portal.
Sipas mediave zvicerane, për vrasjen dyshohet një burrë 30-vjeçar i cili u arrestua dhe e ka pranuar involvimin në këtë vrasje.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor