Covid-19: Në Infektive po trajtohen 34 pacientë, 8 nga ta kanë nevojë për oksigjenoterapi

09:56 | 27 Mars 2020
A Z

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me Covid-19.

lg.php.gifBëhet e ditur se nga këta 34 pacientë, 26 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi.

Klinika Infektive, bën të ditur, gjithashtu, se dje ka regjistruar edhe personin e parë nga stafi shëndetësor i Klinikës Infektive, që ka rezultuar pozitiv në Covid-19.

Bëhet fjalë për një infermiere të Klinikës Infektive, e cila ka qenë në kontakt të afërt me pacientët  e hospitalizuar në këtë klinikë.

Klinika Infektive shpreh mbështetjen për punëtoren e saj për ta përballuar infeksionin dhe thekson se profesioni i mjeku, e në veçanti i infektologut bart me vete edhe rrezikshmërinë e infektimit gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe, ndonjëherë, kjo nuk mund të evitohet  përkundër respektimit maksimal te masave të mbrojtjes personale.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajoj dhe demotivoj që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme