Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, ka pak kohë që ka publikuar këngën e saj më të re “How to be lonely”.
Kënga është kompozuar nga miku i Ritës dhe njëherësh sensacioni i vitit në muzikën britanike, Lewis Capaldi, shkruan portali arbresh.info
Dhe në klipin më të fundit nga videoja, Rita Ora tregoi anën e saj të sensuale, teksa shihej në një vaskë e mbuluar nga ari, dhe gjithashtu në një skenë tjetër ajo gjendej mes vezëve të thyera në dysheme.
Ajo ishte edhe duke fluturuar në skenën e parë të klipit, i cili do të publikohet për kënaqësinë e fansave të saj të devotshëm.
Rita dukej e bujshme në video teksa tregoi anën e saj artistike ndërsa në veshje sportive tregonte linjat e saj trupore përgjatë videos.Ajo u pa më pas e shtrirë në një dysheme të mbuluar me atë që duket se ishin vezë, ndërsa tregonte figurën e saj mahnitëse në përsosmëri absolute.
Skena më argëtuese e klipit e paraqet Ritën duke vallëzuar me një skelet, duke dhuruar kështu një skenë me humor të mirë.
Rita Ora ka qenë mjaft aktive muajve të fundit, teksa përveç muzikës është marrë edhe me aktrim, duke luajtur në filmin “Twist”, dhe me television, duke marrë pjesë si anëtare jurie në spektaklin “The Masked Singer”. /arbresh.info/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...