Dashi
Bëhuni optimist dhe shihni anën positive të gjërave. Pritshmërive tuaja mund t’ju hapet rruga e realizimit të tyre. Përpiquni maksimalisht të shmangni bisedat që mund të ojnë drejt një debati me partnerin/partneren tuaj.
Demi
Sjellja juaj e ashpër mund të vërë në provë marrëdhënien me partnerin/aprtneren tuaj. Tregoni sa më respect ndaj tij/saj, pasi në të kundërt asgjë nuk do të vlerësohet në personalitetin tuaj. Bëni kujdes në vendin e punës sot.
Binjakët
Gjatë kësaj të enjteje do t’i përkushtoheni hobit tuaj. Ekziston mundësia që partneri/partnerja juaj të ketë nevojë për mbështetjen tuaj maksimale, për shkak të disa problemeve në familjen e tij saj. Përpiquni ta qetësoni me duke zhvilluar një biedë të shtruar.
Gaforrja
Do të ndiheni në gjendje të mirë shëndetësore. Persona të afërt me ju do t’ju bëjnë të ndiheni të veçantë. Ekziston mundësia e një lëvizje të mundshme në punë, që do të sjellë përfitime për ju.
Luani
Ka gjasa të çliroheni nga një sëmundje afatgjatë. Një mik i vjetër mund t’ju telefonojë në mbrëmje dhe të sjellë kujtime nostalgjike. Partneri/partnerja juaj do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë dhe komod.
Virgjëresha
Një miku juaj mund t’ju vërë në provë tolerancën. Bëni kujdes të mos dorëzoheni, por sigurisht pa kaluar limitet tuaja. Do të kaloni një ditë të mirë në punë, ku do të dalë në pah bashkëpunimi.
Peshorja
Kontratat e reja mund të duken fitimprurëse, por nuk do të sjellin fitime sipas planit. Mos merrni vendime të nxituara kur bëhet fjalë për çështjen e parave. Do të kaloni një ndër ditët më të bukura sa i përket jetës në çift.
Akrepi
Përkushtohuni sa më shumë në marrëdhënien tuaj me fëmijët. Lëreni të kalurën pas dhe shihni përpara. Përpjekjet tuaja do të sjellin rezultat.
Shigjetari
Sjellja juaj sharmante do të tërheqë vëmendjen. Ka gjasa të pësoni humbje në aspektin ekonomik. Përpiquni të jeni sa më të përqëndruar në punë.
Bricjapi
Argëtimi me fëmijët do të t’ju bëjë të ndihëni mjaft mirë. Ekziston mundësia të merrni një ndihmë financiare nga një person i rëndësishëm në jetë tuaj. Partneri/partnerja juaj do t’ju surprizojë me diçka mjaft të bukur.
Ujori
Disa vendime të gabuara në të kaluarën mund t’ju shkaktojnë probleme në të tashmen. Një dhuratë nga një miku/mikja juaj do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Ekziston mundësia të përballeni me një dilemë.
Peshqit
Partneri/partnerja juaj do t’ju tregojë diçka të vërtetë sot. Nuk është dita e duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Sa i përket anës ekonomike, nuk parashikohen ndryshime.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik