Edhe ata që janë më të lumturit, përsa i përket martesës, po përjetojnë disa sfida serioze me distancën sociale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sekreti për çdo marrëdhënie të shëndetshme është komunikimi, shkruan revista Class.
Michele Weiner-Davis, një terapiste martesash dhe familjesh, në Boulder, Kolorado, tha që nuk ka rëndësi se sa komunikojnë çiftet gjatë izolimit, por thjesht që ata përpiqen ta bëjnë këtë.
“Sfidat më të mëdha me të cilat jam përballur deri më tani janë rastet, në të cilat të dy bashkëshortët e shohin atë që po ndodh me lente të ndryshme: një person mendon se qielli po bie dhe tjetri mendon se njerëzit janë duke bërë një gjë të madhe në lidhje me këtë,”- tha Weiner Davis.
“Kur njerëzit kanë këndvështrime të ndryshme, ata kanë ide të ndryshme se çfarë duhet të bëhet dhe mënyra e vetme për të punuar rreth kësaj është komunikimi”.- shtoi ajo.
Me koronavirusin nëpër këmbë, të dy partnerët duhet të kalojnë të gjithë kohën nën një çati. Pë rata që jetojnë në një shtëpi të vogël, ky skenar mund t’u duket sikur nuk kanë fare hapësirë personale. Alev Ates-Barlas, një terapist në New York, thotë se kjo i ndihmon partnerët të kuptojnë nëse kanë nevojë apo jo për dikë tjetër në jetën e tyre.
Ates-Barlas tha se mënyra më e mirë për të kaluar një situatë të tensionuar me partnerin gjatë javëve të ardhshme, mund të jetë vënia e kufjeve dhe meditimi, ose të uleni qetësisht në një qoshe.
Në mes të këtij trazimi të vazhdueshëm, Lee Miller, një therapist martesash dhe familjesh në Los Angeles, tha se është e mençur të krijosh rutina të reja për t’i dhënë jetës kuptim dhe qëllim përtej botës. Në mënyrë të veçantë, Miller tha të caktohen role për çdo ditë: kush gatuan, kush pastron, kush përgjigjet në telefon etj.
Tani më shumë se kurrë, terapistët po bëhen të domosdoshëm për t’u dhënë njerëzve mjetet që u duhen për të kaluar çdo situatë. Fatmirësisht, sot është më e lehtë se kurrë të lidhesh me një terapist.
Sipas Britney Bler, një psikologe klinike dhe terapiste seksi në Kaliforninë Veriore, dëshira seksuale në kohën e koronavirusit bie më shumë nga ajo që është zakonisht, pasi stresi pengon rreth 85 përqind prej jush.
Merrni frymë thellë dhe përqendrohuni tek gjërat e vogla. Nëse keni qenë viktimë e dhunës në familje, asnjë bllokim apo karantinë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti juaj.
Policia dhe shërbimet e tjera të urgjencës funksionojnë normalisht dhe nëse shqetësoheni për sigurinë personale, sigurohuni që të telefononi menjëherë autoritetet.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës