Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili ka folur lidhur me rolin që dje pati ky subjekt partiak në moscionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Pas shkarkimit të Qeverisë, Ismaili ka thënë për Klan Kosovën se si Parti Demokratike e Kosovës, janë të gatshëm për zgjedhje por më e rëndësishme për ta, është lufta ndaj pandemisë Covid-19.
”Kemi kundërshtuar qëndrimet mashtruese, nuk kemi lujt rol në mocion por kemi dhënë nënshkrimet tona. Si PDK, po të mos ishte pandemia Covid-19 do të shkonim në zgjedhje sot. Në kohën e pandemisë kemi pasur shumë rrugëdalje”.
”Një unitet që mund të krijohej e kthyen në një front të betejës së drejtpërdrejtë partiakë ndaj njëri-tjetrit. Çka është më me rëndësi për PDK-në është të mos harrohen qytetarët, të merremi me shëndetësinë, e të gjendemi si opozitë”.
”Mekanizmat janë demokratik, kjo Qeveri ka rënë në një proces demokratik dhe ka procese me të cilat ata duhet t’i zgjedhin. PDK jemi në një pozicion të opozitës, jemi komod aty ku jemi. Jemi parti me një mbështetje të madhe popullore”.
Ismaili foli edhe për qeverisjen LV V-LDK për të cilën tha se shkarkimet që kryen nuk kishin ndonjë efekt në mirëqenien e qytetarit, njofton Klan Kosova.
”Shkarkimet kanë qenë shumë me rëndësi për ta, por për qytetarët nuk është ka vënë rol kjo punë”.
Në cilësinë e Ish-Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili ka vlerësuar edhe punën e ministrit aktual të këtij dikasteri, Arben Vitisë, për të cilin tha se duhet të bëhet edhe më shumë punë.
”Kam folur disa herë për çështjen e koronavirusit, kemi qenë miqësor me Arben Vitinë. Duhet të bëhet edhe pak më shumë punë sepse Covid-19, është një virus tepër infektues”.
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...