Google ADS

Nënkrytari i VV-së reagon pas deklaratës së SHBA-së, insiston se ka një marrëveshje sekrete

23:57 | 26 Mars 2020
Trina Galanxhi

Nënkrytari i VV-së ka reaguar pas deklaratës së SHBA-së.

Besnik Bislimi, ka reaguar me një shkrim në Facebook pas letrës së zyrtarëve të lartë amerikanë ku sqarohej se nuk ka marrëveshje sekrete mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se SHBA po pret që të bashkëpunojë me Qeverinë e re pas mocionit.

Bislimi ka insistuar se ekziston një marrëveshje sekrete për shkëmbim territoresh ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai i ka shkruar katër pika, prej të cilave shpjegon letrën e amerikanëve.

‘’Duhet nënvizuar: Grenell&Palmer pohojnë se SHBA do të bashkepunojne me secilen qeveri te Kosovës që del nga proceset kushtetuese. Pra, nuk kanë qëndrim kundër një subjekti, siç kanë bërë propagandë disa persona në Kosovë’’, ka thënë Bislimi.

‘’Diplomatët kërkojnë respektim të kushtetutës dhe jo individë që e vendosin veten mbi kushtetutën dhe mbi institucionet. Proceset kushtetuese për qeverinë ofrojnë këto opsione: zgjedhje të reja, mandatim i LV nga presidenti, e deri atëherë, vazhdim me qeverinë në detyrë. Dhe proceset kushtetuese për dialogun thonë se e udhëheq kryeministri’’, shton ai.

Ai nuk bindet se ka marrëveshje sekrete dhe shton se Thaci me Vucic kanë diskutuar marrëveshjen fshehurazi edhe prej amerikanëve.

‘’Ata thonë se nuk kanë parë plan me shkëmbim. territorial. Kjo konfirmon edhe një herë se Thaçi të gjithë diskutimin publik dhe planin për shkëmbim territoresh e ka bërë pa u konsultuar me amerikanët, po vetëm me Vuçiqin’’

‘’Megjithate ka një ndryshim, më përpara thuhej se pranohet gjithçka që pajtohen palët (Serbia e Kosova), tash edhe pak mbetet që të kthehen te doktrina e vetme e arsyeshme, ajo që Kosova është e paprekshme në kufijtë e saj’’, shton Bislimi.

Të ngjashme