Google ADS

5 mënyra për të pasur një shtyllë kurrizore të shëndetshme

23:53 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Kur fillojnë dhimbjet e shpinës do të thotë që është arritur në një pikë disfunksioni për të cilin trupi ynë nuk është më në gjendje të kompensojë, duke shfaqur simptomat. Një kolonë e shëndetshme kërkon kujdes të përditshëm, disa herë në ditë, sikurse kujdesemi çdo ditë për shëndetin dentar. Ku qëndron ndryshimi? Dhëmbët mund t’i shohim çdo ditë në pasqyrë ndërsa kolonën jo; në anglisht është një thënie ” Out of sight, Out of mind”, që do të thotë ” Larg syrit, larg mendjes”. Pra duhet ta kemi pjesë të mendimit tonë të përditëshëm kujdesin për kolonën, për vetë rëndësinë që ajo ka në dinamikën e trupit tonë, (të gjithë e dimë çdo të thotë një dhimbje shpine).

Ju njohim me 5 këshilla të thjeshta që mund t’iu ndihmojnë për një kolonë të shëndetshme:

1- Sigurohuni që kolona juaj te jetë e qetë gjatë gjumit.

Ndërkohë që flini të gjitha strukturat e kolonës, ligamentet, muskujt dhe kapsulat artikulare që përgjatë gjithë ditës kanë qënë në tension për të mbajtur pozicionin e duhur, gjatë gjumit kanë mundësinë e pushimit dhe të rigjenerimit. Për këtë, zgjedhja e dyshekut dhe e jastëkut, përveçse një zgjedhje individuale duhet të bazohet në disa rregulla se çfarë duhet të zgjedhësh për një gjumë të rehatshëm.

2- Tregoni kujdes për këpucët që përdorni.

Qoftë në një ecje sportive apo të përditshme, këpucët kanë një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e kolonës vertebrale. Këpucët ideale janë ato që suportojnë harkun longitudinal të këmbës dhe shpërndajnë në mënyrë korrekte peshën e trupit.

3- Kontrolloni gjendjen e kolonës suaj.

Drejtohuni një terapisti fizikal për vlerësimin e kolonës dhe për menaxhimin korrekt të saj gjatë përditshmërisë. Realizoni terapi adekuate për shqetësimin më minimal që paraqisni duke evituar instalimin e problemeve më të komplikuara

4- Evitoni qëndrimin ulur për një kohë të gjatë.

Në pozicionin ulur disqet intervertebrale janë 3 herë më shumë në stres krahasuar me qëndrimin në këmbë, sepse legeni ndryshon pozicionin e tij duke i dhënë një mbështetje të ndryshme kolonës vertebrale. Për personat që qëndrojne ulur për motive profesionale duhet që cdo 20-30 minuta të levizin për kolonën dhe qarkullimin e gjakut.

5- Realizoni ushtrime specifike për barkun dhe vithet.

Ushtrimet e forcimit të këtyre muskujve ndikojnë drejtëpërdrejt në funksionimin e kolonës vertebrale duke suportuar gjatë lëvizjeve dhe sforcimeve. Mjaftojnë pak minuta ushtrime në ditë për të evituar stresin e përditshmërisë dhe problemet në lidhje me të./ revistawho.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme