Portieri i Argjentinës, Oscar Ustari ka deklaruar se do jetë e padrejtë nëse sulmuesi, Lionel Messi nuk do këtë mundësi për ta shijuar suksesin e të fituarit Kupën e Botës.
Messi ka fituar çdo trofe të mundshëm me Barcelonën, por nuk ka arritur ta fitojë Kupën e Botës, transmeton portali arbresh.info.
Messi ia doli të kualifikohet deri në finale të Kupës së Botës në vitin 2014, por humbën ndaj Gjermanisë me rezultat minimal 1 – 0.
Por, Ustari beson se nëse Messi nuk bëhet kampion i Botës atëherë futbolli është i padrejtë.
“Nuk kam dyshime se nëse Messi nuk është kampion i Botës, atëherë futbolli do jetë i padrejtë. Të dyshosh te Messi nuk ka kuptim”.
“Gjërat shkojnë mirë ose jo, por nuk mund të thuash se e kam parë duke qarë si fëmijë për shkak se çfarë ndodhi në Kombëtare. Është vështirë të jesh në këpucët e tij”.
“Me kujtohet Kupa e Amerikës në vitin 2011, isha duke u shëruar nga gjuri dhe kur humbën, shkova të shoh Messin dhe e pashë si asnjëherë më parë, të shkatërruar”, deklaroi ai.
Messi do provojë ta fitojë me Argjentinën Kupën e Botës në vitin 2022./arbresh.info.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...