Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, të mbrojnë vetën, familjen e shoqërinë.
Aliu permes një shkrimi në facebook ka thënë se qytetarët nuk duhet ta hedhin poshtë durimin e deritanishëm.
Postimi i tij i plotë:
Bashkëqytetarë!
Mos e hidhni poshtë durimin e deritanishëm!
Edhe pak javë na ndajnë nga tejkalimi i sfidës më të rëndë shëndetësore në shekullin e fundit – virusin COVID 19 apo i njohur si CoronaVirus-i.
Qëndroni në shtëpi, mbroni veten, familjen e shoqërinë!
Orari i ndalimit të qarkullimit duhet me doemos të respektohet, është për shëndetin e të gjithëve e orari ku na lejohet të qarkullojmë, nuk duhet të abuzohet për dalje të panevojshme, përveç furnizimet e domosdoshme me ushqime!
Ju ditët gjithëherë të respektoni rregullin, unë kam bindjen se edhe këtë thirrje time do ta dëgjoni!
Ju në shtëpi, shëndeti i mbrojtur gjithsesi!
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën