Google ADS

Turqi, rritet në 75 numri i të vdekurve nga COVID-19

21:36 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi 16 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në vend ka shkuar në 75, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Numri i testeve dje ishte 5.035, kurse sot arriti në 7.286. Kemi 1.196 të diagnostikuar. Pacientët dhe kontaktet e tyre janë izoluar. Kemi humbur 16 pacientë”, tha Koca në një njoftim në Twitter.

“Me këto rezultate, numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 75, kurse ai i rasteve në 3.629. Me këmbëngulje ju ftoj që t’i zbatoni masat”, ka shtuar ministri turk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme