Agjenti i Max Allegrit, Giovanni Branchini ka thënë se klienti i tij nuk është duke menduar për tu rikthyer në punën e trajnerit.
Tekniku italian pas disa vite te Juventus, verën e kaluar dha dorëheqje ndërsa raportimet e lidhnin me kalimin në stolin e Manchester United, transmeton portali arbersh.info.
Mirëpo, Branchini ka thënë se Allegri nuk është i fokusuar në ndonjë skuadër.
“Askush nuk është duke menduar për trajnerin për vitin e ardhshëm. Të gjithë mendojnë për këtë sezon, fokusimi është në këtë sezon”.
“Max është duke e shijuar këtë vit, kishte nevojë për këtë. Është me energji dhe do shohim si gjërat do shkojnë”, deklaroi ai për Calciomercato.
Thuhet se gjatë afatit të janarit, Allegri refuzoi stolin e Arsenalit./arbresh.info.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...