Infektologu Shemsedin Dreshaj ka thënë se 35 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
“Nga këta pacientë 6 prej tyre janë në gjendje pak më të rëndë. Ata po marrin asistencë me oksigjen por nuk kanë pasur nevojë për respiratorë”, tha ai për RTV Dukagjinin.
Infektologu thotë se pjesa tjetër e pacientëve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 janë në vetë izolim shtëpiak.
“Nëse ata kanë ndonjë problem kontaktojnë mjekët tanë kujdestarë”.
Dreshaj thotë se pjesa e parë e pacientëve që janë paraqitur në Klinikën Infektive me virusin COVID-19 janë në fazën e fundit të trajtimit.
“Ata mund të lirohen në një periudhë prej 10, 14 eventualisht 21 ditëve të negativizohen dhe varësisht prej gjendjes së tyre të lirohen”.
Dreshaj thotë se edhe Kosova si vendet tjera të botës mund të regjistrojë raste të reja por edhe vdekje.
“Do të ketë edhe infektim të stafit mjekësorë, pasi as ne nuk jemi imunë ndaj virusit kur dihet se jemi në frontin e parë. Kjo duhet të merret si një gjë normale”, tha ndër të tjera Shemsedin Dreshaj.
“Vera do të bartej në nëntor”, ndryshimet e pabesueshme nëse...
Luiz Ejlli vjen me këngën e re “Picirruke”
I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregon...
Sarrazin folës në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar
“Përfundove nga tenor në dasmaxhi”, reagon Maestro: Hodha në...
Enis Zabërgja njofton pensionimin nga futbolli aktiv