Google ADS

Pesë milionë dollarë nga Rihanna për t’u luftuar koronavirusi

19:57 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur Rihanna ka dhuruar 5 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin.

Lajmin e ka dhënë fondacioni i drejtuar nga këngëtarja ‘Clara Lionel Fondation’, i cili ka njoftuar se shuma do të shkojë për marrjen e masave urgjente për të përballuar Covid-19 në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera të botës.

Sipas medieve ndërkombëtare, paratë do të shkojnë për menzat e ushqimit, testimin, trajnimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor, parandalimin e viruseve dhe shpërndarjen e furnizimeve kritike të frymëmarrjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme