Gjasat janë që shumë prej jush kalojnë çdo orë të ditës me fëmijët, qofshin të vegjël fare apo adoleshentë në gjimnaz. Gjithashtu, gjasat janë që janë mërzitur mbyllur. S’jeni vetëm. As Kim Kardashian s’di ç’të bëjë për të argëtuar fëmijët.
Për ju dhe për Kim-in që absolutisht po na lexon në këto çaste, ja çfarë të bëni për të argëtuar të vegjlit tuaj.
1. Ndërtoni një kështjellë me karton ose me jastëkët e divanit.
2. Organizoni një gjueti thesaresh. Fshihni 10-20 gjëra nëpër shtëpi dhe fëmijët do të kenë çfarë të bëjnë për të paktën disa orë.
3. Bëni një vizitë virtuale në muzetë e Vatikanit, ose në muze të tjerë të cilit i gjeni të listuar këtu.
4. Organizoni një piknik në dysheme. Gatuani diçka të këndshme, luani lojëra të thjeshta dhe shtrihuni në tokë si të jeni duke parë qiellin. Nëse keni oborr, aq më mirë.
5. Filmoni video për TikTok. Fëmijët e kanë qejf, ju ushtroheni pak.
6. Luani me letra, çfarëdolloj letrash.
7. Plotësoni një puzzle bashkë.
8. Luani me pantomima.
9. Intervistoni njëri-tjetrin. Kthejeni në një emision ku njëra palë është i ftuari dhe tjetra moderatori.
10. Lexojuni një libër.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...