Aktualisht në Tetovë në vetizolim janë gjithsej 503 persona, ky numër ishte më i lartë mirëpo një pjesë prej të vetizoluarve të cilët ishin kthyer nga shtetet e Bashkimit Evropian ju ka kaluar periudha e inkubacionit, gjegjësisht periudha prej 14 ditësh. Të gjithë këto persona kontrollohen vazhdimisht, këtë na konfirmon një nga të izoluarit i cili është kthyer nga Gjermania 9 ditë më herët, njofton Portalb.mk.
Rexhepi nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë potencoi se mbikëqyrja nga ana e policisë po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe se deri në këto momente, ka pasur vetëm një shkelje të vetizolimit i cili më pas ka përfunduar me dënim adekuat.
“Të gjithë personat të cilët kanë ardhur nga shtetet e Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar deklaratë se do të izolohen. Me këtë, secili stacion bën çdo ditë raport për pjesën të cilën e kanë kompetencë ta kontrollojnë, policët kontrollojnë këto persona nga dy, tre here në ditë. Deri në këto momente kjo masë është respektuar, gjegjësisht kemi hasur vetëm një shkelje të kësaj mase i cili ka përfunduar me dënim adekuat. Numri i personave në vetizolim në Tetovë është 508, ishte më i lartë mirëpo një pjesë prej tyre e kaluan periudhën 14 ditore dhe u testuan negativ” tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë.
Përveç kësaj, Rexhepi na informoi se gjithsej 22 persona nga Tetova dhe Gostivari janë në vetizolim me urdhër të Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor, këto persona nuk hyjnë në grupin e atyre që kanë ardhur nga vendet e jashtme, por si kategori e veçantë.
“Inspektorati Sanitar dhe Shëdetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vetizolim ka vendosur 22 persona nga Tetova dhe Gostivari, të cilët jo domosdo kanë qenë në ndonjë nga shtetet e prekura me virusin korona. Të njëjtit dyshohen se kanë qenë në kontakt me ndonjë person të infektuar apo kanë shfaqur simptome të virusit” theksoi Fatmir Rexhepi për Portalb.mk.
Se personat e kthyer nga shtetet e prekura nga virusi korona po kontrollohen vazhdimisht për atë se a bëjnë shkelje të deklaratës të cilin vetë e kanë nënshkruar, na vërteton edhe një nga personat i cili 8 ditë më herët është kthyer nga Gjermania.
Sipas të riut Adem Jashari, për 8 ditë që qëndron në izolim shtëpiak ka pasur disa here kontrolle në shtëpinë e tij nga ana e policisë të stacionit policor të Zherovjanit.
“Ka 8 ditë që jam kthyer nga Gjermania, një ndër shtetet tashmë me rrezikshmëri të lartë. Gjatë kohës së izolimit shtëpiak ka ardhur disa here policia të më kontrolloje se a gjendem në shtëpi apo e kam shkelur masën qeveritare të izolimit. Ata vijnë një herë në mëngjes rreth orës 9 e një herë në mbrëmje rreth orës 20:00 dhe sillen shumë mirë. Më pëlqen që kontrollet janë të vazhdueshme, sepse në qoftë se jo unë, ka dikush që besoj se nuk e respekton këtë masë e kështu rrezikon jetët e shumë tjerëve” tha Adem Jashari, student.
Megjithatë, Ademi deri në këto momente nuk ka shfaqur asnjë simptomë të virusit korona, ai tha se ndjehet mirë madje shumë më mirë se më herët për shkak se tani ka kohë të pushoje dhe të kaloje kohën me familjarët e tij.
Ndryshe, në Tetovë sot u konfirmua rasti i parë me virusin korona edhe atë bëhet fjalë për një person të moshës 69 vjeçare i cili gjithashtu vuan nga sëmundje tjera kronike, personi në fjalë për dy javë radhazi ka qenë i hospitalizuar në një klinikë të Shkupit dhe i njëjti është i palëvizshëm kurse familjarët e tij aktualisht po testohen në qoftë se edhe ata janë infektuar nga ky virus.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...