Google ADS

Nikollovska-Dimeska: Koronavirusi na bëri më të kujdesshëm, por nuk na tremb

18:30 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Shërbimet e ndihmës urgjente mjekësore janë të parët që u përgjigjen qytetarëve. Qoftë në rast të ndonjë aksidenti automobilistik, rrëzim në rrugë, infarkt e tani edhe në gjendje të epidemisë dhe këtij kërcënimi global nga koronavirusi. Dr.Gordana Nikollovska – Dimeska nga tridhjetë vite të shërbimit të saj më shumë se njëzet vjet i ka kaluar në Shërbimin e urgjencës në Prilep, ku dy vitet e fundit është drejtuese e shërbimit. Ajo ka kaluar nëpër të gjitha llojet e situatave emergjente, ndonjëherë edhetë rrezikshme për jetën e saj, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në karrierën e saj tridhjetë vjeçare si mjeke, tre herë ajo dhe infermierja e saj kanë qenë të mbyllur nga pacientë të paparashikueshëm. Në bisedë për “Meta”, Nikollovska-Dimeska thotë se situata me koronavirus i bëri atë dhe kolegët e saj në Ndihmën urgjente më të kujdesshëm, sepse virusi është i panjohur për shkencëtarët dhe mjekët.

“Këto ditë janë rritur thirrjet për intervenime në shtëpi. Kur hyjmë në shtëpi, kurrë nuk dimë se çfarë do të hasim. Sidoqoftë, në situata të tilla, pyetja është nëse duhet të në na thërrasin në shtëpi për pothuaj çdo gjë. Ka situata kur ndihma urgjente abuzohet, siç janë thirrjet në raste të grindjeve në shtëpi, ankthi, situata jo aq urgjente të njerëzve normalisht të rinj, relativisht të shëndetshëm. Thirrjet pranohen përmes telefonit e pastaj bëhet klasifikimi dhe grupimi i personave të sëmurë. Të dhënat merren gjatë telefonatës, për të përcaktuar nevojën, si dhe shkallën e urgjencës gjatë realizimit të thirrjeve. Por shpesh ndodh që gjatë bisedë të marrim të dhëna se është problem i zemrës, ndërsa në terren e shohim që është një gjendje neurotike, ndërsa ne derisa arrijmë lëvizim me shkallë më të lartë të urgjencës, sirena dhe dritë rrotulluese dhe me ngasjen e shpejtë i ekspozojmë të gjithëve në rrezik. Zakonisht shkojmë në terren, kthehemi në objektin e ndihmës urgjente dhe gjëja e parë që bëjmë është hedhja e dorezave dhe larja e duarve. Kjo gjithmonë ka qenë praktika ime dhe ka rezultuar e efektshme në çdo situatë”, thotë Nikollovska-Dimeska në intervistën për Meta.mk.

Pas thirrjeve dhe masave të shumta për parandalim, a e kuptuan qytetarët që duhet të zvogëlojnë lëvizjen e tyre?

-Nëse gjykohet me ndërhyrjet para se të ftohet koha, jo. Kemi pasur intervenime për fraktura të njerëzve të cilët kanë lëvizur në rrugë, pacientë të moshuar dhe lëndime që tregojnë lëvizjen dhe aktivitet. Kur u themi njerëzve se duhet të zvogëlojnë lëvizjen, sidomos të moshuarit, ata po thonë se duhet të shëtisin. Ndryshimi i shprehive të tyre shkon pak më vështirë, dhe nga këto shprehi varet se si do të përballemi me epideminë.

Si sillen njerëzit kur dilni në terren për të interevenuar? A ka ndryshuar ndonjë gjë në këtë drejtim që nga shfaqja e koronavirusit?

– Po, ka ndryshuar. Por disi në një drejtim negativ. Para disa ditësh shkuam në bazë të thirrjes së një burri të moshuar i cili kishte një krizë të trurit dhe ishte jashtë në shoqëri me më tepër të moshuar të tjerë, në kundërshtim me rekomandimet për tubime. Nuk kishte të bëjë me rast të dyshuar për koronë, megjithatë, disa djem të rinj në afërsi, disa prej të cilëve kishin maska, nuk donin të ndihmonin për të ngritur njeriun që ishte i palëvizshëm. U treguam atyre se burri kishte tension të madh, por njerëzit e grumbulluar refuzuan të ndihmojë nga frika se mund të infektohen. Për ta ilustruar, të tre anëtarët e ekipit, mjeku, infermierja, shoferi dhe të gjithë në së bashku kishim afërsisht ose vetëm pak më shumë kilogram se personi që duhej ta ngrejmë. Fatkeqësisht, edhe para epidemisë, solidariteti dhe humanizmi po zvogëlohen te njerëzit.

A keni ju ose kolegët tuaj frikë në raste të tilla, kur nuk e dini se për çfarë bëhet fjalë, se mund të infektoheni me koronavirus?

– Sigurisht që jemi të vetëdijshëm për rrezikun. Nuk janë vetëm infeksionet shkak për frikës, ndërsa shpesh frika është edhe nga dëmtimi fizik. Fyerjet dhe kërcënimet verbale janë një dukuri e rregullt. Maskat sinqerisht nuk kemi mbajt deri tani, por tani sikurse dorezat, dezinfektimi dhe larja e duarve i kemi bërë rutinë. Për çdo rast, ne kemi bërë plan që nëse ndonjëri prej mjekëve infektohet dhe duhet të shkojë në izolim, ne e kemi paraparë që kursantët të cilët e ndërprenë specializimin në këto rrethana të jashtëzakonshme të jenë të gatshëm për të ardhur si zëvendësim. Gjithashtu kemi vendosur masa speciale para hyrjes në godinën e Ndihmës urgjente, ku pacientët i pret një roje i cili merr informacione themelore dhe më e rëndësishmja nëse ata kanë një temperaturë dhe simptoma të koronavirusit. Pasi kësaj bisede, pacienti me të dhëna negative epidemiologjike vjen me një person i cili e përcjellë, nëse janë fëmijë ose kanë nevojë për ndihmë, por pas dezinfektohen paraprakisht. Kemi sugjeruar që një nga tre autoambulancat, të cilat janë të pajisura me aparate dhe materiale trajtimi të jetë një ambulantë pranimi për gjendje febrile. Me atë automjet do të transportoheshin rastet e konfirmuara. Për raste potencialisht pozitive, bashkëpunojmë me Shërbimin epidemiologjik dhe Institutin për shëndet publik dhe njësinë e sëmundjeve infektive.

A është e vështirë të jesh mjek këto ditë, në vijat e para të intervenimit?

-Gjëja më e rëndësishme është të jepni informacion të saktë kur të bëjnë thirrjen, si dhe të dëgjojnë e zbatojnë këshillat e rekomandimet tona. Mbështetja nga mjekët familjarë gjithashtu do të ishte e mirëseardhur. Ata gjatë fundjavës nuk punojnë, kështu që të shtunave dhe të dielave kemi edhe nga njëqind pacientë për injeksione, të cilët vijnë nga mjekët familjarë. Por edhe pacientët duhet të kuptojnë që së pari duhet të kontaktojnë mjekët e tyre familjarë për këshilla dhe informacion sepse mjekët e tyre të përgjithshëm i kanë të dhënat për gjendjen shëndetësore të secilit pacient, sëmundjet kronike dhe terapitë. Ne nuk i kemi ato të dhëna për çdo pacient. Dhe nuk mund të ndodhë që ndonjë pacient të vjen pesë deri në dhjetë herë në muaj në shërbimin urgjent e as një herë gjatë muajit të mos shkojë te mjeku familjar dhe ato gjendje të jenë urgjente dhe barrë e arsyeshme për Shërbimin e urgjencës.

A ua ka ndryshuar korona virusi jetën ju si mjeke?

– Epidemia ma ka kufizuar dhe ngadalësuar lëvizjen, gjë që nuk më vjen vështirë. Por, gjëja më e vështirë për mua nuk është që nuk jam nëh në gjendje të shoh nipin tim i cili tani ka pesë muaj e gjysmë dhe çdo ditë te ai ka ndryshime të reja. Edhe pse jetojmë në të njëjtin qytet, unë nuk e kam parë më shumë se dy javë për shkak të kujdesit për të. Pastaj edhe qëndrimi në shtëpi nuk është aq i keq në këtë epokë digjitale sot, me internet dhe teknologjisë, ndryshe nga kohërat jo aq të vjetra që brezat e rinj të sotëm nuk i dinë. Kishim televizion deri në orën 22:00, dy ose tre kanale televizive, dhe kishte raste kur disa produkte mungonin. Tani kemi gjithçka. Duhet të dëshmojmë dhe bashkërisht t’i përgjigjemi këtij kërcënimi jo aq të qartë për shëndetin dhe jetën e njeriut. Thjesht duhet t’i përmbahemi masave dhe të qëndrojmë në shtëpi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme