Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se një person është shëruar nga koronavirusi në Kosovë.
Sipas ministrit Vitia , zyrtarisht ky është rasti i parë i shëruar me COVID-19 në Kosovë.
“Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Po ashtu, ministri ka njoftuar edhe për tetë raste të reja që kanë rezultuar pozitive, gjë që e dërgon numrin e të prekurve me COVID-19 në 79 raste./ arbresh.info
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën