Koronavirusi prek Barcelonën, dy pjesëtarët e skuadrës rezultojnë pozitiv

17:59 | 26 Mars 2020
Arbresh Info

Barcelona është klubi i radhës i goditur nga pandemia e koronavirusit.

Dy pjesëtarët e stafit mjekësorë sot (e enjte) rezultuan pozitiv në testin për Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

Raportimet e La Vanguardia kanë thënë se Ramon Canal dhe Josep Antoni Guttierez janë dy pjesëtarët e Barcelonës të prekur nga koronavirusit.

Të dy janë në spital duke u munduar të shërohen nga simptomat.

Spanja mbetet e mbyllur shkaku i Covid-19, pasi shteti ka raportuar 56 mijë e 188 të infektuar ndërsa 4 mijë e 89 kanë vdekur./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme