Xhelal Sveçla – U.D Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se sot ka pritur në zyrën e tij ambasadorin amerikan, Philip Kossnett, me të cilin kanë folur rreth masave parandaluese që ka ndërmarrë qeveria për parandalimin e koronavirusit.
Gjithashtu ambasadori amerikan është njoftuar edhe për punën dhe vendimet që Sveçla ka marrë që nga marrja e detyrës si u.d e ministrit.
Postimi i tij i plotë:
Sot kam pritur në zyrat e MPBAP-së Shkëlqesinë e Tij z. Philip S. Kosnett, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një takim njoftues.
Me këtë rast falënderova ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të në fuqizimin e MPBAP-së dhe kërkova që kjo përkrahje, reflektim i aleancës së shkëlqyer mes vendeve tona, të vazhdojë edhe në të ardhmen. Personalisht e njoftova ambasadorin Kosnett për masat parandaluese që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për përballimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Ambasadori gjithashtu u njoftua për dinamikën dhe ritmin e punës dhe vendimet që janë marrë prej se kam marrë pozitën e u.d. ministrit. Gjithashtu e njoftova ambasadorin Kosnett se në kuadër të kompetencave të mija, kam marrë vendim dhe kam aktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar, i cili tashmë është duke funksionuar dhe ku janë të përfshira të gjitha institucionet relevante në Kosovë. Z. Kosnett shprehu mirënjohje për angazhimin e treguar nga policia e Kosovës dhe reaguesit e tjerë të parë në trajtimin e pandemisë që ka përfshirë Kosovën, duke shprehur edhe një herë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim, ndihmë dhe mbështetje, me qëllim të zhvillimit të Republikës të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite ambasadori Kosnett ka vizituar edhe Qendrën Operative të grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), si dhe Qendrën Kombëtare të Menaxhimit te Kufijve (QKMK), të cilat gjenden në objektin e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Administratës Publike.
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...