Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot Batalionin e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Thaçi, pas kësaj vizite u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që Forca e Sigurisë së Kosovës të mos ketë fare nevojë ta aktivizojë Batalionin e Mjekësisë.
Thaçi përmes një potimi në faqen e tij në Facebook tha se Batalioni i Mjekësisë së FSK-së do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe FSK është e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve në luftimin e pandemisë COVID19.
“Nëse ju qëndroni në shtëpi, Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë fare nevojë ta aktivizojë Batalionin e Mjekësisë, të cilin sot e vizitova bashkë me komandantin Rrahman Rama.Por, në rast nevoje, Batalioni i Mjekësisë së FSK-së do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Forca e Sigurisë është e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve në luftimin e pandemisë COVID19”, ka shkruar Thaçi.
Ai, tutje ka shtuar se duke parë përkushtimin e vajzave e djemve të FSK-së dhe përkushtimin e personelit shëndetësor gjithandej Kosovës, është besimplotë se qytetarët kosovarë do ta kalojnë me sukses edhe këtë sfidë.
Presidenti tha se si shtet Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me këtë pandemi. /arbresh.info
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media