Chelsea i është bashkuar garës për transferimin e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Sipas Calciomercato, skuadra e Frank Lampard dëshiron të transferojë në skuadër pasuesin e Kepa Arrizabalaga, ngase nuk është i kënaqur me përformancat e këtij të fundit.
I pari në listë thuhet se është ‘gardiani’ i “Rosonerëve” që kërkohet edhe nga PSG, transmeton portali arbresh.info.
21-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2021, por flitet se është duke u munduar të largohet me dëshirën që të fitojë trofe.
Kartoni i lojtarit prek vlerën e 60 milionë euro, vlerë të cilën PSG janë të gatshëm ta paguajnë.
Pos Donnarummas në listën e “Bluve” ndodhet edhe portieri i Ajaxit, Andre Onana./arbresh.info.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...