SHBA ka akuzuar presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro dhe zyrtarë të lartë të vendit për krime të trafikimit të drogës.
Ky veprim, që do të rrisë edhe më tej tensionet mes dy vendeve, është bërë e ditur nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr, transmeton portali arbresh.info.
SHBA gjithashtu ofroi një shpërblim prej 15 milionë dollarë për çdo informacion që çon në arrestimin e Z. Maduro.
Ajo e ka akuzuar prej kohësh atë për drejtimin e një regjimi të korruptuar dhe brutal, një akuzë që ai e ka refuzuar vazhdimisht.
Uashingtoni mbështet liderin e opozitës, Juan Guaidó, i cili vitin e kaluar e deklaroi veten president të përkohshëm.
Bashkë me Maduron, aktakuza e SHBA akuzoi gjithashtu katër zyrtarë të tjerë të lartë Venezuelës përfshirë kryetarin e drejtësisë së vendit.
“Populli Venezuelas meriton një qeveri përfaqësuese transparente, të përgjegjshme që i shërben nevojave të njerëzve – dhe kjo nuk …. angazhohet në trafik të paligjshëm të narkotikëve”, tha Departamenti i Shtetit i SHBA në një deklaratë.
“Këta individë shkelën besimin e publikut duke lehtësuar dërgesat e lëndëve narkotike nga Venezuela, përfshirë kontrollin mbi aeroplanët që largohen nga një bazë ajrore e Venezuelës”, shtoi ajo./arbresh.info/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion