Google ADS

Ja si do dukej formacioni i Tottenham me Coutinhon dhe tri transferime tjera

16:28 | 26 Mars 2020
Arbresh Info

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho është bërë gati për të bërë disa transferime gjatë verës.

Gjiganti anglez synon që sezonin e ardhshëm të jetë një ndër kandidatët kryesorë për titullin e Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.

Objektivi kryesor i Mourinhos mbetet Coutinho i cili është huazim te Bayern Munich ndërsa kërkohet nga Arsenal, Chelsea dhe Manchester United.

Barcelona për brazilianin kërkon 90 milionë euro, vlerë të cilën asnjë skuadër ende nuk është e gatshme për ta paguar.

Pos tij, Tottenham ka interesim për qendërmbrojtësin e Liverpool, Dejan Lovren, portierin e Bournemouth, Aaron Ramsdale dhe yllin e Bayern, Alphonse Davies.

Ja si duket formacioni i Tottenham me këto transferime:

Tottenham: Ramsdale, Davies, Alderweireld, Lovren, Aurier, Lo Celso, Ndombele, Moura, Son, Coutinho, Kane./arbresh.info.

Të ngjashme