Policia e Rajonit të Gjilanit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë urdhresën e Qeverisë së Kosovës për lirinë e kufizimit të qytetarëve.
Policia ka bërë të ditur se të gjithë ata që nuk e respektojnë urdhëresën, mund të dënohet deri me dy vjet burgim, trasnmeton arbresh.info
Komunikata e plotë:
Me 24 mars 2020 ka hy në fuqi urdhëresa e Qeverisë së Kosovës Nr. 130/2020 në bazë të së cilës është caktuar koha dhe limitet e lëvizjes së qytetarëve.
Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit si zbatues i ligjit u a përkujton se të gjithë ata persona të cilët nuk e respektojnë dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës lidhur me oraret e cekura në urdhëresë, do të përgjigjen në bazë: “Neni 250, të KP , mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, dhe kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, ata dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”
Masat e ndërmarra kanë vetëm një qëllim, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, preventimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 që tani ka marrë përmasa botërore.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj dhe veproj për të mirën e qytetarëve të saj./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...