Në 24 orët e fundit në Iran janë shënuar 157 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur në 2.234 numrin e të vdekurve në vend.
Në lajmin e televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në vend janë shtuar 2,389 raste të reja duke e çuar në 29,406 numrin e të prekurve nga COVID-19.
Ai shtoi se deri më tani janë shëruar dhe janë liruar nga spitali 10,457 persona që janë trajtuar për shkak të koronavirusit.
Koronavirusi i ri për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përhap në të gjitha rajonet e vendit.
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën